Google ADS

Haradinaj kujton viktimat e Holokaustit: Shqiptarët rrezikuan veten duke strehuar dhe mbrojtur të pambrojturit

19:12 | 27 Janar 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar viktimat e Holokaustit.

Kreu i AAK-së ka thënë se shqiptarët janë radhitur drejt edhe në kohët e vështira.

“Antisemitizmi, ishte pikënisja e tragjedisë më të madhe që njeh njerëzimi. Në kohë jo të lehta, Shqiptarët u radhitën drejt. Ata rrezikuan, mbrojtën të pambrojturin duke i strehuar dhe duke mos rënë pre e të keqes së madhe të luftës së dytë botërore”, ka shkruar Haradinaj.

Ai shtoi se me popullin hebre ndajmë tragjedinë, historinë dhe të ardhmen.

“Bota sot kujton dhe përulet para miliona viktimave të Holokaustit. Sot ne kujtojmë, lutemi por dhe jemi krenarë për miqësinë me popullin hebre, me të cilët ndajmë tragjedinë, historinë dhe të ardhmen”, është shprehur Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme