Google ADS

Haradinaj kujton vëllain që ia vranë me breshëri plumbash

09:54 | 15 Prill 2022
S D

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij, Enverin, i cili ishte qëlluar me një breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur në vend.

“Shqiptarët e zot nuk u vranë vetëm në fushëbeteja, por edhe pas shpine. Enver, mbijetove plagët e luftës, por të vranë pas shpinës, në liri. Mallkuar qoftë ajo dorë që vret shqiptarët tradhëtisht”, ka shkruar Haradinaj.

Për këtë rast në vitin 2005 ishte arrestuar një person, nën pranga kishte përfunduar Tasim Osaj si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, por për shkak të mungesës së dëshmive, ishte liruar nga ish Gjykata e Qarkut në Pejë.

Ky rast ishte mbyllur në mungesë provash./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme