Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllanë e ndjerë Luanin, në 26-vjetorin e vdekjes.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, kujtoi se vëllai i vdiq në ditëlindjen e nënës së tyre.
“Luan, 26 vjet më parë fitove përjetësinë, pikërisht në ditëlindjen e nanës Rukë. Heroizmi, krenaria e liria që e gëzojmë, gjithmonë do të mbizotërojnë mbi dhembjen”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Luan Haradinaj ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ra dëshmor më 6 maj 1997 gjatë luftimeve me forcat serbe në Qafë Prush, në kufirin e asaj kohe të Jugosllavisë dhe Shqipërisë./Arbresh.info/
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...