Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradianj ushtarët që kanë luftuar për lirinë e Kosovës të cilët u flijuan në datat 27, 28 dhe 29 janar 1999.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradianj theksoi se luftëtarët u përjetësuan teksa kishin marr rrugë drejt kufirit me Shqipërinë për të sjell armë, përcjell Arbresh.info
“Datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 ishin të rënda për ecurinë tonë në luftën çlirimtare. Ato ditë, u përjetësuan shumë luftëtarë të zotë që unë i njoha në vijat e frontit, të cilët kishin marrë rrugë drejt kufirit me Shqipërinë që të sjellin armët e lirisë”, ka shkruar Haradinaj
“Sa herë do të rrëfejmë për heroizmin e tyre, do të kujtojmë betejat, do të kujtojmë Urën në Bishtazhin, Ujzin, Godenin e Rogovën e Hasit. Do të kujtojmë me dhembje e krenari, emrat e tyre; Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Selman Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, Rrustem Morina, Muhamet Morina dhe Nesret Morina”, shtoi Haradianj.
Kreu u AAK-së, po ashtu përmendi të rënët rogovas që ishin munduar t’i strehonin ushtarët e plagosur.
“Ato ditë të vështira, në tentim për të strehuar e shpëtuar luftëtarët e plagosur u flijuan dhe rogovasit Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala. Lavdi të gjithë atyre që luftuan dhe ranë për lirinë e Kosovës! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë i përhershëm! Lavdi e përjetshme!”, shkroi Haradianj./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...