Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës në Poklek të Drenicës dhe Çikatovë të Vjetër.
Me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë ditë , kujtojmë jetët e pafajshme të humbura e të rrëmbyera nga ata që tentuan të zhbijnë qenien dhe ekzistencën popullit shqiptar, shkruan Arbresh.info.
“Me dhembje në zemër, duke e ditur se drejtësia ende nuk është vendosur, 25 vjet pas Masakrës në Poklek të Drenicës, kur gjurmët e gjakut në bodrumin e Fadil Muqollit ende janë të freskëta, kujtojmë jetët e pafajshme të humbura e të rrëmbyera nga ata që tentuan të zhbijnë qenien dhe ekzistencën popullit shqiptar.”, ka shkruar ai.
“Më 17 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë, duke filluar prej foshnjave 6 muajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar. Në të njëjtën ditë, u vranë edhe 24 shqiptarë civilë në fshatin Çikatovë e Vjetër.”, ka shtuar Haradinaj.
“Duke kërkuar drejtësi për të rënët, qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”, përfundoi kreu i AAK-së./Arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...