Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar heronjtë Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka e Përmet Vula, të rënë më 10 gusht të vitit 1998.
“Me mijëra trima njoha gjatë luftës për çlirim. Sikur shumë data tjera nuk do ta harroj kurrë as 10 gushtin e vitit 1998. Nder që ju kisha në krahë gjatë luftimeve kundër armikut; Bekim Berisha, Bedri Shala, Elton Zherka e Përmet Vula. Po në këtë datë ranë në altarin e lirisë trima me nam si; Jusuf Kelmendi, Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca. Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...