Google ADS

Haradinaj kujton Rugovën: Gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

13:14 | 21 Janar 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj ka thënë se Rugova ndërtoi një lidhje të ngushtë me perëndimin, veçmas në forcimin e miqësisë së përjetshme me SHBA-të, përcjell Arbresh.info.

“Presidenti Ibrahim Rugova, me drejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ndërtoi një lidhje të ngushtë me Perëndimin, veçmas duke shfaqur kujdesin në forcimin e miqësisë së përjetshme me ShBA”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Lideri i AAK-së po ashtu ka thënë se i jemi mirënjohës për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Sot, në 18-vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë dhe nderojmë angazhimin e tij në shërbim të çështjes kombëtare në rrethana shumë të rënda për shqiptarët e për Kosovën. I jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shtoi Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme