Haradinaj kujton mjekun e UÇK-së: E deshte Atdheun dhe u flijove për të

11:15 | 30 Shtator 2024
E.G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar mjekun e luftës çlirimtare, Shpëtim Robaj, në 26-vjetorin e vdekjes.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Shpëtim Robaj e deshi atdheun duke flijuar jetën për të, shrkuan Arbresh.info.

“Dr. Shpëtim Robaj, 26 vjet në përjetësi. I shërbeve luftëtarëve të lirisë, duke shëruar plagët e tyre në kohë lufte. E deshte Atdheun dhe e nderove me jetën tënde, duke u flijuar për të.”, ka shkruar ai.

“Lavdi e përjetshme!”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info/

Të ngjashme