Google ADS

Haradinaj kujton masakrën në Abri të Epërme: Të paharruar janë ata që sakrifikuan për atdheun

14:49 | 26 Shtator 2022
A. B.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar 24 vjetorin e masakrës në Abri të Epërme në Drenas.

Haradinaj në një postim në Facebook, ka shkruar se barbarët ekzekutuan familjen Deliu, pa kursyer askënd nga foshnje e deri te pleqtë.

I pari i AAK-së, ka kujtuar edhe tre heronjtë e UÇK-së nga Abria e Epërme, që ranë po atë ditë në altarin e lirisë, Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj.

Postimi i plotë:

26 shtatori shënon ngjarje të rëndësishme për historinë tonë, sa krenare aq edhe tragjike.

Me 1998, heroikisht do të bien në përballje me armikun, mësuesi Vesel Demaku me dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari.

Po atë ditë, barbarët ekzekutuan familjen Delia, po në Abri, pa kursyer askënd nga foshnja disa muajshe e deri te plaku nëntëdhjetekatër vjeçar.

Me 1991, populli i Kosovës votoi masovikisht në referendum për t’u deklaruar për Kosovën e pavarur. Akt historik, që vulosi vullnetin tonë dhe i dha shtytje procesit për liri e pavarësi.

Të paharruar janë ata që sakrifikuan për Atdheun!/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme