Haradinaj kujton masakrën e Likoshanit dhe Qirezit: Nderim përjetë të rënëve për lirinë e Kosovës

14:54 | 28 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka kujtuar 25 vjetorin e masakrës në fshatin Likoshan dhe Qirez, të kryer nga forcat serbe.

Haradinaj tha se më 28 shkurt 1998, të nxitur nga humbjet e mëdha që pësuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Likoshan e Qirez, forcat serbe u hakmorrën duke vrarë barbarisht gra, pleq, fëmijë e të rinj të paarmatosur.

“Kjo masakër nga policia dhe ushtria serbe shënon fillimin e vrasjeve masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik si dhe djegien dhe shkatërrimit të pasurisë së tyre. Masakra e Likoshanit dhe Qirezit nxiti edhe më shumë rezistencën dhe mobilizoi edhe më shumë shqiptarët për luftë ndaj armikut deri në çlirim. Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme