Google ADS

Haradinaj kujton kur mori ‘PO’-në e SHBA-së për krijimin e ushtrisë

17:42 | 28 Shtator 2024
E.K

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes Facebook-ut, ka rikujtuar momentin kur para 6 vjetësh mori mbështetje nga SHBA për krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ai thekson se arritjet e Kosovës si shtet janë rezultat i ndërtimit të marrëdhënieve të ngushta dhe të sinqerta me aleatët perëndimorë, sidomos me SHBA-në, aleatin më të fuqishëm.

“Arritjet tona si shtet janë fryt i ndërtimit të raporteve të ngushta e të sinqerta me miqtë tanë perëndimorë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin tonë më të madh. Sot, bëhen 6 vjet nga një ndër takimet më të rëndësishme të karrierës sime politike, takimi me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Në këtë takim, Sekretari Mattis, i tha PO insistimit tim për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, një hap kyç drejt forcimit të sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tonë”, shkroi Haradinaj./Arbresh.info

Të ngjashme