Kryetari i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar 23 vjetorin e ndarjes nga jeta të komandantit Lulzim Morina.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se Lulzim Morina shquhej për heroizmin e rrallë, shkruan Arbresh.info.
“Në 23-vjetorin e ndarjes nga jeta të Komandantit Lulzim Morina, në Hallaq të Vogël të Lipjanit, bashkë me luftëtarë dhe kolegë, shprehëm nderimin tonë në kujtim të jetës dhe veprës së tij. Lulzim Morina, i njohur si Komandant Luli, gjatë luftës çlirimtare shquhej për heroizmin e rrallë. Me guxim dhe vendosmëri, ai nderoi emrin e Agim Zenelit në udhëheqjen e Brigadës 135, duke shënuar suksese të shumta.”, ka shkruar ai.
“Hallaqi i Vogël i Lipjanit ashtu si tërë kombi ynë ndihen krenarë për kontributin e pamohueshëm të Lulit.”, përfundoi Haradinaj./Arbresh.info/
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan