Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Ekrem Rexhën në 23 vjetorin e rënies së tij.
Haradinaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Ekrem Rexha- Komandant Drini dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“I afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën”, ka shkruar Haradinaj.
“Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit”, tha në fund kreu i AAK-së./Arbresh.info/
Pas interesit të Trump për të “blerë” Groenlandën, djali i t...
Policia shqiptoi 1853 gjoba trafiku për 24 orë
Biden takohet me familjet, nderon viktimat në Nju Orlins
Konfiskohen disa armë zjarri në Gjilan, policia interviston ...
Kurti përkujton Hyda Dobrunën: Mirënjohje për kontributin e ...
Aksident në Prizren, lëndohen katër persona