Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar komandantin Ilaz Kodrën në 24 vjetorin e rënies si dhe 29 bashkëluftëtaret e tij.
Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se Ilaz Kodra ka kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës.
“Sot përkujtojmë 24 vjetorin e sakrificës heroike të komandantit Ilaz Kodra dhe njëzetenëntë bashkëluftëtarëve të tij. Më 30 prill 1999, ata luftuan trimërisht kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese jugosllave, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Haradianj.
Ai ka shtuar se kujtimi për të rënët qoftë burim i pashtershëm i forcës së shpirtit shqiptar dhe frymëzim në rrugën tonë për paqen.
“Derisa kujtojmë trashëgiminë e komandantit Ilaz Kodra dhe Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, vlerësojmë lart sakrificën e tyre në mbrojtje të popullatës së paarmatosur. Qëndresa e tyre mishëron vetë thelbin e qëndresës shqiptare – të fortë përballë vështirësive dhe duke luftuar për lirinë e Atdheut tonë të shtrenjtë”, ka shtruar ai.
“Le të jetë kujtimi i tyre një burim i pashtershëm i forcës së shpirtit shqiptar dhe frymëzim në rrugën tonë për paqen, bashkimin dhe përparimin”, tha në fund lideri i AAK-së./Arbresh.info.
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...