Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Agim Ramadanin dhe bashkëluftëtarët e tij në 23 vjetorin e rënies, në Koshare.
“Agim Ramadani ishte luftëtar, ishte artist e shkrimtar, që Kosovës ia kushtoi tërë kapacitetin e tij njerëzor e intelektual, e në fund ia fali dhe jetën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Haradinaj ka kujtuar sot trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që krahas komandant Katanës do të kujtohen përherë si Heronjtë e thyerjes së kufirit mes shqiptarëve, Abush Loku, Arben Jusufi, Bashkim Jasiqi, Ramiz Krasniqi, Rifat Çelaj, Driton Veliu, Emri Curri, Harun Beka, Rifat Salihaj, Rrahman Tafa dhe Sylejman Shala.
“Liria do të jetojë deri sa të kujtojmë ata që u sakrifikuan në themelet e saj. Lavdi!”/arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...