Google ADS

Haradinaj kujton familjen Jashari: Të qëndrojmë të bashkuar, ia kemi borxh atdheut

16:17 | 6 Mars 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për Epopenë e UÇK-së ka kujtuar familjen Jashari.

“Ne themi për ringjallje sepse në marshin e 98-es një familje është shuar që të ringjallet një popull i robëruar. Fal sakrificës sublime të familjes së Jasharëve që e rriti zërin e shqiptarëve të shkelur”, ka thënë ai.

Hardinaj ka shtuar se populli i Kosovës duhet të jetë i bashkuar.

“Ne duhet të bashkohemi për të drejtën tonë sepse ja kemi borxh atdheut dhe komandantit Jashari. Fal komandantit legjendar dhe familjes Jashari, Kosova ka miqtë e përjetshëm, ka sot më shumë siguri dhe liri për vete dhe I bën të ndihen lirë të gjitha komunitete që jetojnë këtu”, ka shtuar ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme