Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën e Kaqanollit në 26-vjetorin e saj.
Ai tha se kujtimi për dëshmorët e kësaj beteje, na bën më të fortë dhe më të vendosur për të rikthyer shpresën për qytetarët tanë, shkruan Arbresh.info.
“26 vjet më parë, nisi një nga betejat më të rëndësishme të Luftës Çlirimtare. Krismat e armëve nga Zona Operative e Llapit ishin një sinjal i keq për armikun. Në Betejën e Kaqanollit, ata kuptuan se fryma e mbjellë nga Zahiri, Hakifi e Iliri, jo vetëm që nuk ishte shuar, por do të bëhej gjithashtu shkatërrimtare për planet e tyre djallëzore. Sot, ne përulemi me respekt para dëshmorëve që dhanë jetën: Bekim Maliqi, Bekim Lushaku, Habib Zeka, Nazmi Zhegrova, Fadil Sejdiu, Islam dhe Selim Rekaliu. Kujtimi për ta na bën më të fortë dhe më të vendosur për të rikthyer shpresën për qytetarët tanë. Lavdi e përjetshme!”, tha ai./Arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...