Google ADS

Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Mbetet sinonim i herozimit dhe atdhedashurisë

14:50 | 16 Tetor 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Adrian Krasniqin.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Adriani mbetet sinonim i herozimit dhe atdhedashurisë.

“Çdo 16 tetor, e kujtojmë njërin prej luftëtarëve të mëdhenj të Kosovës, Adrian Krasniqin, themeltar i UÇK-së, dhe shumë shpejt i shndërruar në emblemë të luftës për liri ndaj pushtuesit.Adrianin e kisha mik e bashkudhëtar në ditët e lavdisë. Ishte i dashur, i edukuar dhe i guximshëm. Gjithmonë besonte në liri, për të cilën dhe u përjetësua 26 vjet më parë. Adriani mbetet sinonim i herozimit dhe atdhedashurisë. Lavdi për Adrianin dhe për gjithë të rënët për liri”, ka shkruar Haradinaj./Arbresh.info

Të ngjashme