Haradinaj: Kufiri Kosovë-Serbi nuk është vetëm interes i yni por edhe i Rusisë

11:33 | 1 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ështa mbajtur akademi dedikuar 575-vjetorit të Lidhjes së Lezhës .

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa është vendosur kundër Rusisë duke u rreshtuar në krahun e Amerikës.

“Ne si Kosovë jemi vija e parë e frontit, me Rusinë. Kufiri Kosovë –Serbi nuk është vetëm i joni, është kufiri ku vendosen interesat properendimore dhe Rusisë. Ajo që bëri Skëndërbeu sot vlerësohet lartë nga të gjithë. Ne si Kosovë nuk guxojmë të lëkundemi në të drejtën tonë që të qëndrojmë përball në vijën e frontit përballë rusit. Vota jonë dhe e Rusit dallojnë. Nuk i takojnë të njëjtës hemisferë. Kur jemi në vijë të frontit barra është më e madhe. Ne i takojmë botës së vendeve të lira, që i udhëheq Amerika. Popujt e lirë që janë rreshtuar me Amerikën kanë mbërri ta krijojnë botën e lirë, e falë këtyre popujve ne kemi arritur ta bëjmë atë që kemi synuar. Çdo shqiptar e përjeton Amerikën si familjen e vetë. Në familje mendimi ndryshe nuk është armiqësi. Ata që po nguten që veprimet tona t’i kthejnë në armiqësi me Amerikën , të tjerët qeshin me ta. E din që nuk është ashtu. Ne do të rrimë përball Rusisë e në krah me Amerikën. Taksa është vendosur kundër rusit. Edhe Serbia po themi rusi ka vendosur të na i tërheq njohjet, dhe janë dalë e janë lazdruar duke thënë ua hoqëm një. Ne prapë kemi shkuar në dialog. N a kanë penguar të anëtarësohemi në Interpol, prapë Hashim Thaçi ka shkuar në dialog nuk ka vënë kushte. Ndërsa qysh mundet Vuçiqi me thënë nuk shkojmë në dialog për shkak të taksës. Ka kushte për dialog e mos të lidhen me taksën”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se sot Klina e nderon heroin Gjergj Kastrioti Skëndërbeu dhe gjithë heronjët e vendit.

“Nëse një vepër jeton pas protagonistit ajo vepër është e pavdekshme. Vepra, lufta, trashëgimia, doktrina, të cilën e ndërtoi Gjergj Kastrioti Skëndërbeu jetoi ende. Pikëpamja e tij dhe e prijësve të shqiptarëve ishte që të kërkonin të ktheheshin tek vetja. Shqiptarët ekzistonin por jo vetëvetja, ishin pjesë pjesë, jo një. E gjithë kjo histori e ka pikënisjen tek Kuvendi i Lezhës kur u bëmë një. Ata prijësa që e morën këtë vendim ishin vija e parë e frontit për kontinentin e fuqisë më të madhe të asaj kohe”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Kryetari i komunës së klinës Zenun Elezaj ka thënë se sot Klina ka festë dhe në këtë festë kanë vendosur ta sjellin bustin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

“Kemi vendosur ta kujtojmë dhe ta sjellim në qytetin tonë bustin e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut. Busti i Skëndërbeut po vjen i skalitur në bronz në vendin e tij, aty ku ka munguar. Ky bust që po e lartësojmë është edhe një çmim i angazhimit tonë për vlerat e shenjta të luftës sonë ndër shekuj e deri tek lufta e lavdishme e Adem Jasharit, Mujë Krasniqit që po e pret afër vetës heroin Skëndërbe. E gëzofsh Klinë bustin e heroit të pavdekshëm. /arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/290373538325051/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme