Google ADS

Haradinaj: Kufiri i Kosovës është në Çakorr

14:35 | 17 Maj 2017
arbresh.info

Kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj, nga koalicioni  PDK, AAK, Nisma, ka thënë se besimin që ka arritur ta marr nga qytetarët dhe subjektet  politike do ta përdorë për të mirën e vendit.

Haradinaj i cili njëherit është dhe Kryetar i AAK-së, ishte pjesëmarrës në memorialin përkujtimor në fshatin Jabllanicë të Komunës së Gjakovës me rastin e përkujtimit të 33 dëshmorëve rënë.

”Besimi që kam marrë nga qytetarët dhe disa subjekte politike do ta përdori për të mirën e vendit dhe jo për interesat politike të partisë”, u shpreh Haradinaj.

Në zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit, janë edhe dy kandidatë tjerë për kryeministra, Avdullah Hoti nga koalicioni LDK-AKR, dhe Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme