Haradinaj: Kufijtë janë të sigurt dhe nuk ka arsye për shqetësim

12:40 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kufijtë janë të sigurt dhe nuk ka arsye për shqetësim ne rast se bëhemi pjesë e familjes Evropiane në rast të liberalizimit të vizave.

Kjo është deklarata e Kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, gjatë ushtrimit të përbashkët të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut në kufi në fshatin Glloboqicë.

Para njësisë speciale Haradinaj duke folur për bashkëpunimin mes dy shteteve vuri në pah edhe një herë izolimin e Kosovës.

“Dy porosi nga dita e sotme vlejnë për gjithë ne që Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë besim në njëra tjetrën. Që po ashtu rendin e ligjin do ta ruajmë bashkë dhe qe kriminelet dhe rreziqet do ti përballim bashkë. Ne i gëzohemi sukseseve të Maqedonisë së Veriut, suksesit drejt NATOS edhe ne kemi aspirata si Kosovë. Porosia e dytë është siguria në rast të liberalizimit të Kosovës që do të thotë se kufijtë janë të sigurt. Siç e dini që edhe këtë fundvit qytetaret s’munden më udhëtu lirshëm në familjen Evropiane”, tha Haradinaj.

E ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski, tha se policët sot edhe një herë dëshmuan se janë të gatshëm të ballafaqohen me çdo rrezik.

“Shpreh knaqësinë time qe sot kisha rastin që të realizojmë këtë përgatitje tonë taktike mes dy vendeve. Kjo dëshmon se të dytë palët kanë gatishmëri të art të ballafaqimit të çdo intervenimit në kufi. Ne dëshmuam se jemi të përgatitur dhe të jemi faktor të stabilitetit në rajon. Ne duhet parasëgjithash ta garantojmë një stabilitet dhe siguri”, tha Spasovski

Policisë më një fjalë rasti ju drejtua edhe Ekrem Mustafa, ministër në detyrë i Punëve të Brendshme, në Kosovë. Ai tha se policia e dy shteteve dëshmuan edhe një herë se janë në gatishmëri për mbrojtjen e qytetarëve.

“Me këtë ushtrim kemi dëshmuar se keqbërësit dhe kriminelet nuk kanë vend mes dy shteteve dhe njëherit dy Republikat kanë vullnet bashkëpunimi policorë i cili na mundëson si lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës e po ashtu të Maqedonisë së Veriut”, tha Mustafa

E përmes këtij ushtrimi Policia edhe një herë po tregon se kanë për detyrë ta mbrojnë popullin e tyre tha Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

“Ushtrimi i sotëm buron nga detyrat e Policisë, mbrojtja e jetës e pasurisë si dhe e kufirit policorë. Është ushtrimi i dytë që po realizohet këtë vit dhe është i dyti që po dërgon një mesazh se Polici pavarësisht se ku punon ka një detyrë ta mbroj popullin”, tha Qalaj

Përveç ushtrimit në këtë aktivitet u ndan edhe mirënjohje për të gjitha njësitet e përfshirë këtë aksion./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme