Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas protestës së Njësisë Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka një thirrje për kryeministrin Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.
“Kryeministër çka po pret, Policia ka të drejtë, respektojeni”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, kanë protestuar para Qeverisë së Republikës së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me kategorizimin e rrezikshmërisë në punë si dhe mospërfshirjes në shtesa të tjera të parapara me ligj.
“Kërkesat janë si në vijim:
1. Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve.
2. Rrezikshmeria të caktohet në 50% te pages baze dhe shtesa për kushte specifike të punës.”, thuhet në deklaratën e tyre para mediave./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
FIT-i kërkesë Kurtit: Ndërmerrni hapa konkretë, nuk zmbrapsemi nga kërkesat tona
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...