Haradinaj kritikon qeverinë për raportin e DASH-it: Shqetësuese cënimi i fjalës së lirë dhe mediave

17:33 | 13 Prill 2022
L G

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)Ramush Haradinaj, ka thënë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit përmban vërejtje serioze sa i përket cënimit të fjalës së lirë dhe mediave.

Haradinaj po ashtu theksoi se në raport ka vërejtje edhe për mungesën e ndëshkimit të korrupsionit.

“Njëkohësisht shqetësuese, vërejtjet serioze për cenimin e fjalës së lirë dhe mediave, mosndëshkimin e korrupsionit e të tjera”.

Megjithatë, ai e sheh si pozitive vlerësimin për avancimin e Forcës së Sigurisë në disa fusha.

“Inkurajuese vlerësimet e DASH për disa fusha përfshirë edhe tranzicionin e FSK-së”.

Të ngjashme