Google ADS

Haradinaj: Krim i pafalshëm sulmi në New York

10:02 | 1 Nëntor 2017
M. A.

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin që ndodhi mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një postim në “Facebook”, i pari i ekzekutivit ka theksuar se populli jonë ndjen dhimbje me familjet amerikane që humbën më të dashurit e tyre.

“Sulmi i egër mbi jetët e pafajshme njerëzore në New York City është krim i pafalshëm i atyre që nuk e duan lirinë.

Populli dhe Qeveria e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjarët e viktimave dhe popullin amerikan dhe qëndrojnë fuqishëm në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përballje me të keqën”, ka shkruar Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme