Deputeti nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se ndjehet krenar për Policinë e Kosovës pas aksionit të suksesshëm të Karaçevës mbrëmë.
“Kudo që e kanë kokën, kështu do të duken. Krenar me policinë tonë”, shkroi ai.
Ndryshe, të gjitha kazinotë ilegale që tash e dy vjet po ushtronin veprimtaritë e tyre në fshatin Karaçevë të Kamenicës, janë rrënuar mbrëmë. Të premten gjatë një aksioni janë arrestuar 35 persona, ku prej tyre edhe 12 zyrtarë policorë të cilët dyshohen për kontrabandim me mallra dhe mundësim të qytetarëve për të ushtruar këtë veprimtari. Ndër tjera, janë konfiskuar edhe 120 aparate dhe gjësende tjera, të cilat shërbejnë si prova materiale.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...