Google ADS

Haradinaj: Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut

16:08 | 10 Dhjetor 2022
E.H

Në 74 vjetorin e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo ditë na kujton më së miri NATO-n në krye me ShBA-të, të cilët dënuan shkeljen e të drejtave ndaj shqiptareve.

“Sot në 74-vjetorin e Deklaratës Universale per të Drejtat e Njeriut, kujtojmë një ndër veprat më madhore të njerëzimit. Gratë dhe burrat që çdo ditë luftuan dhe luftojnë për të drejtat e njeriut janë ndërgjegjja e popujve” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Kosova u ndërtua nga hiri i mohimit të të drejtave të njeriut, padrejtësi të cilat do të mbeten në histori sa të ekzistojë njerëzimi. Këto padrejtësi na kujtojnë më së miri NATO-n në krye me miqtë tanë ShBA-të, të cilët dënuan shkeljen e të drejtave ndaj shqiptareve. Janë ata të cilët u kujdesën që këtë deklaratë ne sot ta mishërojmë në Kushtetutë”, përfundoi Haradinaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme