Google ADS

Haradinaj: Kosova ta zbatojë planin franko-gjerman, Serbia synon të rikthej kohën e konfliktit

15:19 | 29 Tetor 2023
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të i përmbushë obligimet e marra duke theksuar zbatimin pa vonës të planit franko-gjerman.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka dëshmuar se është pro vlerave perëndimore dhe euroatlantike, ndërsa ka shtuar se Serbia në vazhdimësi i ka sabotuar përpjekjet për një marrëveshje, shkruan Arbresh.info.

“Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, por të vazhdojë perspektivën e saj që është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Postimi i tij i plotë:

Kosova në vazhdimësi ka dëshmuar se është pro vlerave perëndimore dhe euroatlantike dhe gjithnjë konstruktive në qasjen e saj për të arritur një marrëveshje përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë.

Serbia nga ana tjetër në vazhdimësi ka sabotuar përpjekjet për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje midis dy vendeve duke synuar ta rikthejë kohën e konflktit. Nuk ka asnjë dyshim se këtë kurs po e ndjek edhe sot.

Kosova në një situatë të tillë, pa e patur nevojën të dëshmojë sa e keqe është Serbia, duhet ta ndjek kursin e saj euroatlantik dhe t’i përmbush obligimet e marra, duke zbatuar pa vonesë Planin Franko-Gjerman. Kosova nuk mund të jetë peng i destruktivitetit të Serbisë, por të vazhdojë perspektivën e saj që është anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme