Haradinaj: Kosova po udhëhiqet nga spiuni i Serbisë, Albin Kurti

11:20 | 10 Tetor 2024
E.H

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AKK), Ramush Haradinaj e ka komentuar përgjimet e fundit të bisedës së shefës së GP të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me kriminelin Millan Radoiçiq.

Në një konferencë për media para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, Haradinaj ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për spiunim tek Serbia.

“Kurrë, hera e parë në historinë e Kosovës, që është bashkuar vota e shqiptarëve me serbë në Listën Serbe kundër UÇK-së, është Albin Kurti. Dhe po ashtu është vërtetuar se për këtë votë, janë marr vesh pas shpinës së Kosovës. Nëse edhe kësaj nuk ia dimë emrin si quhet, kush para këtyre njerëzve në Kosovë se ka bërë këtë, kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, spiuni i Serbisë”, deklaroi Haradinaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme