Haradinaj: Kosova nuk duhet të përçoj mesazh të gabuar tek BE-ja

10:46 | 27 Qershor 2018
Arbresh.info

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera është takuar sot me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Haradinaj tha në një konferencë për media pas takimit se me Calaveran biseduan për reformat evropiane, për rend dhe ligj në Kosovë.

“Jam shumë i bindur nga sugjerimet e drejtoreshës do të shënojmë suksese për temat aktuale”, ka thënë Haradinaj.

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Cavalera tha se Kosova duhet të fokusohet në reformat evropiane.

“Kjo është e rëndësishme për të sjellë  Kosovën më afër BE-së. Duhet të vazhdohet të investohet në të ardhmen. Ne jemi në gjendje të ndihmojmë Kosovën. Biseduam edhe me kryeministrin për liberalizimin e vizave”, u shpreh ajo.

Haradinaj tha se Kosova nuk duhet të përçoj mesazh të gabuar tek BE-ja sidomos në këtë moment kur po pritet vlerësimi pozitiv për liberalizimin e vizave./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme