Kandidati për President të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Pejën.
Në fjalën e tij Haradinaj ka thënë se gjatë qeverisjes, Aleanca i dha vendit ndryshimin me vendimet dhe zgjidhjen e shumë problemeve.
“Ushtria, Trepça, pavarësia energjetike, e shumë ligje e tema që kishin mbetur pezull për dy dekada, janë në listën e punëve të kryera që mbajnë vulën e Aleancës. Prandaj, ka shumë arsye që me 14 shkurt të votohet Aleanca”, ka deklaruar Haradinaj.
Më tej, Haradinaj ka njoftuar se strukturave të Aleancës në Pejë, iu garantoi se ne nuk do të lejojnë që Kosova të mbetet e rrethuar dhe e bllokuar nga Serbia, pasi që në mungesë të zgjidhjes për antarësim në NATO, Aleanca do të vazhdojë me referendumin për bashkim me Shqipërinë.
“Nuk do të lejojmë rënien e mëtutjeshme ekonomike, pasi që kemi një program të saktë e të qartë që përmban shumë instrumente që stimulojnë zhvillimin, krijojnë vende pune, e prej tyre edhe Fondi 1 miliardësh, që si ide po përqafohet edhe nga të tjerët”, ka shkruar kreu i AAK-së në rrjetin social Facebook.
Në fund, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk dorëzohet as nga pandemia e as nga Serbia, ajo e ka Forcën e vet.
Peja frymon Aleancë!
Gjatë qeverisjes së saj, Aleanca i dha vendit ndryshimin me vendimet dhe zgjidhjen e shumë…
Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, January 30, 2021
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...