Anëtarësimi i Kosovës në NATO është dhurata më e mirë për brezin e sotëm.
Kështu tha kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në kujtim të të vrarëve të datës 29 mars të vitit 1999 në Beleg e Irzniq të Deçanit dhe në Poterq të Klinës.
Haradinaj, shkruan në Facebook se liria e fituar me shumë dhembje e humbje, do të jetë e plotë atëherë kur atdheu është i sigurt.
Sipas tij, shumë breza sakrifikuan për liri e çlirim, për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Shumë breza sakrifikuan për liri e çlirim, për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo liri e fituar me shumë dhembje e humbje, do të jetë e plotë atëherë kur Atdheu është i sigurt. Kosova në rresht me ushtritë e tjera të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është dhurata më e mirë për brezin e sotëm dhe ata qe vijnë. Është nderimi më i madh që mund të bëjmë për të rënët”, shkruan Haradinaj./Arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend