Haradinaj: Kosova kërkon udhëheqje kompetente, të palëkundshme

21:58 | 27 Janar 2021
arbresh.info

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shpalosur Programin e Aleancës 2021-2025 para banorëve të Hasit, Rekës së Mirë, Dushkajës, Rogovës, Novosellës dhe Cërmjanit të Gjakovës.

“Kosova kërkon udhëheqje kompetente, vendimmarrëse dhe të palëkundshme për të mirën e qytetarit. Kosova kërkon udhëheqje që ka program të qartë për rritjen ekonomike dhe vende të reja të punës”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj synon postin e presidentit, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, por ende nuk ka ndonjë dakordim me partitë politike në lidhje me këtë çështje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme