Kosova është një vend i vogël dhe është me fat që ka këtë lidhje speciale me NATO. Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin me ndihmës asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza, me të cilin bisedoi për rolin e Kosovës në krijimin e sigurisë rajonale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë që ka me të gjitha shtetet veç e veç.
Kryeministri Haradinaj falënderoi NATO-n për rolin e saj të pazëvendësueshëm në Kosovë.
“Falë intervenimit dhe prezencës së NATO-s vendi ynë jeton i lirë dhe në paqe. Kosova është e vendosur që ky mision ta vazhdojë prezencën në vend dhe që kjo prezencë të jetë e përhershme”, tha kryeministri Haradinaj, duke shprehur dëshirën e Kosovës që të jetë pjesë e NATOS-s, për të dhënë kontributin tonë për paqen në botë.
“Republika e Kosovës është përcaktuar me kohë në rrugën e saj euroatlantike dhe për këtë nuk ka alternativë. Prandaj, aspirata e Kosovës për tu bërë pjesë e NATO-s, është përcaktim jo vetëm i institucioneve, por edhe i të gjithë qytetarëve të Republikës sonë”, tha ai.
Më tej, Haradinaj, duke falënderuar ndihmësasistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza për kontributin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, tha se roli i tyre në krijimin e sigurisë dhe të paqes, si dhe trajnimet e ofruara për forcën tonë të sigurisë, janë të domosdoshme edhe më tutje.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e informoi Manza për avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë profesionale dhe multi-etnike, në të cilën janë të përfshira të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Haradinaj përmendi gjithashtu faktin se Kosova nga konsumuese e sigurisë, tanimë është shndërruar në kontribuuese aktive për sigurinë rajonale dhe më gjerë.
Ndërkaq, ndihmës asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza, tha se NATO edhe më tutje do të vazhdojë të jetë e pranishme për ofrimin e sigurisë dhe të paqes në vend.
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...