Në pritjen e organizuar nga Ministria e Drejtësisë për nder të shënimit të 10-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Kosova si vend i ri është krenare me bazën e vet kushtetuese, njofton kumtesa qeveritare.
Haradinaj tha se është krenar me bazën e re kushtetuese të kësaj kohe, duke thënë se shqiptarët kanë traditë të normave e të kodeve dhe i takojnë popujve më të hershëm që kanë pasur norma e kode me të cilat e kanë rregulluar jetën e vet, disa prej të cilave kanë bërë bujë në botë në kohën e vet.
“Duke qenë kështu, shqiptarët kanë pasur norma e kode ekuivalent me normat e kodet e avancuara të popujve të përparuar nëpër shekuj, nëpër mijëvjeçar. Kjo është e vërteta e jetës sonë. Ata që janë studiues të shkencës, të drejtësisë, të ligjit, kushtetueshmërisë, e dinë këtë”, tha ai.
Por, ajo që është karakteristikë për kushtetutën tonë të re, e të cilin e theksoi kryeministri, është se ajo ka fuzionuar standardet më të larta të kushtetutave të sotme, siç është respektimi i të drejtave të njeriut, atyre të drejtave që në disa vende ende janë tabu, pastaj integrimin dhe respektimin e komuniteteve.
“Unë mendoj se është niveli më i avancuar në botë dhe këtë e them me plotë guxim. E di se bota është e madhe, por nuk e di një vend tjetër në botë që i ka dhënë pozita kaq të garantuara, me kaq privilegje komuniteteve etnike që jetojnë në vend. Duke qenë kështu, vërtet ne sot ne jemi ndër popujt e kontinentit tonë, por edhe të botës që kemi Kushtetutën më të avancuar me plot të drejta që u dedikohen edhe kategorive të margjinalizuara”, tha Haradinaj./Koha.net/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...