Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falenderuar Gjeneralin Lorenzo D’Addario për angazhimin e tij gjatë shërbimit në Kosovës.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se i ka uruar mirëseardhje Gjeneralit Risi duke i uruar suksese në detyrën re.
“Kosova është konsoliduar si shtet, duke i fuqizuar mekanizmat e saj të sigurisë, falë rolit të NATO-së në vend, duke u bërë sot një vend demokratik, i përkushtuar për paqe dhe partneritet me aleatët tanë. Sot, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, falënderova Gjeneral D’Addario për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij dhe i urova mirëseardhje Gjeneralit Risi, duke i uruar sukses në detyrën e re. Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe e fokusuar për paqe dhe siguri në vend dhe rajon dhe në këtë synim, roli i KFOR-it është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe sot është mbajtur ceremoni për ndërrimin e komandës së KFOR-it.
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...