Google ADS

Haradinaj: Kosova e vendosur për perspektivën e saj evropiane

11:06 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se takimi i sotëm me sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, dëshmon se dinamikat e Kosovës me BE-në po intensifikohet.

“Dinamika e Kosovës me BE-në po intensifikohet, mendoj edhe takimi i sotëm vërteton edhe rëndësinë e kësaj dinamike por edhe punën intensive për zbatimin e agjendës evropiane për Kosovën që fokusohet në luftën kundër korrupsionit, krimit, njëkohësisht reformën ekonomike që e kemi si detyrë të përbashkët të dakorduar”, tha Haradinaj gjatë një konference për media me Shmid, shkruan arbresh.info.

Haradinaj ka thënë se Kosova është e vendosur për perspektiven e saj evropiane.

“Interesimi dhe roli i BE-së është më shumë se sa vetëm me Kosovën por edhe rajonal, por edhe tema e dialogut dhe e marrëdhënieve të ndërsjella ishte temë. E konfirmoi atë që e themi çdo ditë që Kosova është e vendosur në perspektiven e saj evropiane dhe është serioze në implementimin e detyrave që na ndajnë “, u shpreh Haradinaj.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme