Kandidati për kryeministër vendi nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka thënë se femrat në Kosovë që nga mandati i ardhshëm qeverisës, do të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Tutje në tubimin e radhës të AAK-së me qytetarë, Ramush Haradinaj shtoi se Kosova po ashtu do të ndjek rrugën e miqve të saj për trajtimin e invalidëve dhe veteranëve të luftës.
Shembull konkret në këtë rast mori Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa ripërsëriti se pensioni i veteranëve nuk do të nxjerret në krahasim me të drejtën e tyre për punë.
”Femrat do të jenë pjesë e vendimmarrjes. Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme në trajtimin e invalidëve të luftës”.
”E drejta e veteranit është universale, është e garantuar. Kosova do ta ndjek rrugën e miqve të saj për të drejtën e veteranëve. Shembull konkret do të jetë Amerika, ju e dini se çfarë respekti dhe çfarë trajtimi u bëjnë SHBA-të veteranëve të tyre”.
”Pensioni i veteranëve nuk do të nxjerret në krahasim me të drejtën për punë”./Arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...