Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takimraportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, me të cilin ka biseduar rreth pozicionit të Kosovës karshi përmbushjes së agjendës evropiane.
Kryeministri Haradinaj e informoi raportuesin Soltes për të arriturat dhe progresinqë ka shënuar Kosova, zbatimin e reformave në legjislacion, si dhe për dinamikën e përshpejtuar të reformave në fushën e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe në fushat e tjera me rëndësi për vendin dhe për procesin e liberalizimit të vizave.
“Institucionet e Kosovës janë në linjë me detyrat e veta se çka duhet bërë sa i përket rrugës tonë drejt integrimeve euroatlantike. Ne kemi treguar përkushtim të plotë për vlerat evropiane”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se tani me të drejtë qytetarët e Kosovës presin vendimin pozitiv për lëvizje të lirë në Zonën Shengen.
Më tej, kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës e ka bërë punën e saj sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizim të vizave dhe se është duke punuarpër zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e perspektives për të rinjtë. “Rruga evropiane e Kosovës është e paalternativë”, tha Kryeministri Haradinaj.
Ndërkaq, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke inkurajuar institucionet e vendit që të vazhdojnë përkushtimin e tyre në përmbushjen e reformave që dalin nga Agjenda Evropiane.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...