Google ADS

Haradinaj: Korrupsionin do ta luftojmë për qytetarët jo vetëm për BE-në

14:44 | 22 Mars 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se institucionet e sistemit të drejtësisë do të punojnë në luftimin e korrupsionit për qytetarët e jo vetëm pse është caktuar si kriter për liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian.

Kreu i ekzekutivit këto komente i ka bërë gjatë pjesëmarrjes në konferencën “Java e gruas 2018”, organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), raporton Ekonomia Online.

“Do të punojmë për luftimin e korrupsionit jo vetëm për të plotësuar një kriter për liberalizim të vizave por janë duke punuar për shkak se duhet të bëhet për qytetarët”./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme