Google ADS

Haradinaj: Korrigjimi i kufijëve ia kthen Ballkanit tragjeditë, nuk duam ta shohim një gjë të tillë

16:44 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Është mbajtur mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se deri në fund të tetorit do të përfundojnë prioritetet e para dhe do të vazhdohet më tej për prioritetet e agjendës evropiane.

“Iu falënderoj të gjithëve për punën që keni bërë, për liberalizimin e vizave. Faleminderit secilit që ka kontribuar në këtë proces. Shpresoj që do të vazhdojmë afër vetës krah për krah. E dimë që detyra jonë është në forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se i falënderon partnerët për mbështetjen e dhënë për shndërrimin e fSK-së në ushtri.

‘Ky proces është duke ecur dhe ne i falenderojmë ata që na ndihmuan. Ne duam të bashkohemi në NATO dhe do të punojmë për këtë”, ka thënë ai duke shtuar se përmendja e lëvizjes së kufijve kthen vendin prapa.

“Nuk duam të kthehemi prapa në kohë, nuk duam ta shohim Ballkanin t’i kthehet tragjedive. NE duam një marrëveshje me Serbinë, duam dialog dhe do të ecim përpara për dy vendet.”, ka thënë ai. Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme