Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për funksionimin e UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.
Haradinaj në “Debat Plus” thotë se UÇK-ja ka buruar nga populli si pasojë e trysnisë së madhe të regjimit të Millosheviqit.
“Presioni i detyroi njerëzit të marrin armët. Njësitet e mia janë organizuar vetë. Unë nuk kam pasur ndikim në formimin e tyre. Katundet janë organizua dhe e kanë bërë një komandant. Unë kur kam shkuar i kam gjetur të gjithë UÇK. Kryesisht kryetarët e LDK-së në katunde ishin komandantë. Kjo është e vërteta”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-komandanti i UÇK-së thotë se në raste të caktuara ka ndihmuar me armë këto fshatra të organizuara.
Ai thotë se ka pasur mosmarrëveshje në raste të caktuara por se sipas tij në luftë kundër Serbisë këto dallime janë shkrirë.
“Shembull kolonel Tahir Zemaj kishte ardhur në luftë pas thirrjes që kishin bërë palët tjera politike. Por kur komunikonim ato dallime në masë të madhe janë shkrirë. Beteja e Loxhës është një shembull i mirë. Kur na mësynte Serbia nuk kemi pasur qare pa u bashkua”.
Haradinaj thotë se baba i tij dhe vëllai Shkëlzeni ishin në LDK derisa ky vet ishte aktivist i LPRK-së së asaj kohe.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...