Google ADS

Haradinaj: Komandant Rama nëse nuk mund ta udhëheq ushtrinë le të tregoj

14:59 | 12 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj i është drejtuar komandantit të FSK-së Rrahman Rama pas deklaratave për taksën të mos bëhet subjekt i medieve.

Haradinaj ka thënë se nëse Rama nuk mund ta udhëheq ushtrinë le të tregoj.

“Sa ma pak që të bëhet subjekt i medieve është më mirë. Nëse mendon që nuk mund ta udhëheq ushtrinë le të tregoj, ka djem të rinjë që munden. Ai le të punon më shumë, le të merr mësim nga komandantët e ushtrive të tjera. E ka zëvëndësin e tij që të flas. I kuptoj që ka zëra që thonë se ruhet miqësia nëse hiqet taksa, por kur e votuam Gjykatën Speciale e deshëm ta hiqnim nuk e menduam këtë. Tani logjika për heqjen e taksës, dhe alarmin që bëjnë këta do të iu kthehet keq. Unë ushtroj funksionet e mia në bazë të Kushtetutës së vendit”, ka thënë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/148872132701200/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme