Haradinaj: Koha që po e humb Kosova është vështirë të rifitohet

12:44 | 28 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryetari i AAK-së, njëherësh i nomunuari i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se koha që është duke humbur Kosova duke mos formuar institucionet pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të jetë vështirë e rikuperueshme.

Këtë deklaratë, Haradinaj e bëri gjatë një konference për media ku prezantoi kandidatët e AAK-së për kryetar komunash, shkruan arbresh.info.

“Koha është e kushtueshme e koha e humbur është zor me u rifitiu mirëpo duhet të jemi të vetëdijshëm se na presin shumë punë. Të gjithë mbajnë përgjegjësi, konstituimi i Kuvendit nuk është vetëm temë e PAN-it. Unë shpresoj që s’do t’i humbim shumë kohë Kosovës, nuk më vjen mirë që jemi vonuar kaq shumë. Nuk do të lejojmë të shkoj në pafundësi gjendja e tillë në Kosovë”, është shprehur i pari i AAK-së.

Ai i ka bërë thirrje gjithë spektrit politik që të kontribuoj në zhbllokimin e situatës së krijuar./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme