Viti 2019 është duke u parë si vit përfundimtar për finalizimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, i nisur vite më parë. Arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve janë duke e shtyrë përpara edhe presioni ndërkombëtarë dhe vizitat e shumta të ndërkombëtareve në vend por edhe në Serbi.
Aktualisht dialogu është ngrirë për shkak të vendosjes së taksës për mallrat serbe nga Qeveria e Kosovës, por, pala kosovare kërkon si përfundim nga ky dialog të ketë njohje të Kosovës si shtete dhe marrëveshje reciproke.
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se në Kosovë ka prezencë të shtuar të ndërkombëtarëve tash e 20 vite. Ai në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se kanë kërkuar që të jetë e përfshirë edhe Amerika në dialog me Serbinë që të finalizohet sa më parë dialogu.
“Ka pas një prezencë ndërkombëtare shumë të shtuar tash e 20 vite. Ideja për përmbylljen finale të marrëveshjes Kosovë- Serbi është në njohjen reciproke. Kjo është edhe pse kemi insistuar që palë e bisedave te jetë edhe miku unë më i madhi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur e dimë që janë bërë shumë vite që marrëveshjen nuk po implementohen nga Serbia. Kjo është edhe pse në këtë vit po pritet me u finalizuar”, tha ai.
“Ne si palë kosovare do ta kishim përmbyllë dje, jo sot. Por, nuk do të ketë lëvizje të pozicioneve në raport me kushtetutshmërinë dhe pavarësinë e 17 shkurtit”.
“Ne kemi kërkesë decidive Serbia duhet ta pranoj Republikën e Kosovës dhe të kemi garancion të marrëveshjeve reciproke”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...