Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kërkoi nga deputetët e opozitës që me mocion mosbesimi ta shkarkojnë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Haradinaj tha se problemet në veri vetëm se e kanë vërtetuar mosbesimin që sipas tij Kurti e ka kultivuar gjithashtu edhe në aleatët ndërkombëtar.
“Po ndodhin ndëshkime për shkak të pabesive të një kryeministri të një vendi siç është Kosova. Në opozitë kur je mundet me ua besu dikush për pushtet.
Mashtrimi deri në elemente të tradhëtisë, i mashtron punëtorët, i mashtron aleatët, karantët tonë të sigurisë. Nuk ndihna mirë kur i them këto në Parlamentin e Kosovës. A duhet me leju për mos me vazhdu mosbesimi i aleatëve tanë, përveç Putinit dhe Rusisë që fitojnë. Për këtë arsye ju propozoi opozitës të shkojmë në mocion mos besimi dhe ta shkarkojmë këtë”, tha Haradinaj.
Ai tha se raportet me Serbinë nuk janë të sotme, por ekzistojnë që prej kur shqiptarët ekzistojnë.
“Ne përballemi me Serbinë, prej që ekzistojmë edhe me serbë kemi pasur dhe kemi marrëdhënie armiqësore, s’është dicka e re. Në disa etapa na është dashtë edhe të luftojmë, edhe kemi luftuar. Ne e dimë edhe e përjetojmë agjendën serbe, planet e tyre për pengimin e Kosovës, si në planin ndërkombëtar, si në planin e brendshëm dhe po ashtu e dimë rolin e Listës Serbe dhe bandave atje, disa prej të cilëve shtetet e bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar për veprimtarinë e tyre. Ajo çka ne nuk po e flasim në Kosovë është ku po shkon Kosova nën udhëheqjen e kryeministrit Kurti ju lutem”, tha kreu i AAK-së.
Sipas tij, Kurti vazhdimisht
“Në vazhdimësi e ka kultivuar një mosbesim në aleatët e Kosovës, veçanërisht në ata të sigurisë, dhe në garantin tonë kryesor që është Amerika. Në raste të caktume edhe është ekspozu me fjalorin e tij”, tha Haradinaj.
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...