Google ADS

Haradinaj kërkon të shtyhet data e zgjedhjeve në veri

10:56 | 13 Prill 2023
A. B.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të enjten ka bërë thirrje që zgjedhjet në veri të vendit të shtyhen.

I pari i AAK-së ka kërkuar që të shtyhet data e zgjedhjeve për katër komunat në veri të Kosovës.

Ai ka propozuar që institucionet përgjegjëse të mos presin deri në ditën e fundit dhe të ballafaqohen me humbje të plotë.

Kujtojmë se data e caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve është 23 prill.

Në rend të ditës janë shtatë pika dhe më e rëndësishmja është pika e katërt pasi bëhet fjalë për shqyrtimin e dytë të projektligjit për prokurorin e shtetit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme