Google ADS

Haradinaj kërkon shtyrjen e votimit për pranimin e Kosovës në INTERPOL

18:15 | 21 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të shtyhet votimi për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL (Organizata e Policisë Ndërkombëtare), i paraparë për takimin e ardhshëmtë Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

Ndonëse ka kërkuar shtyrje të votimit rreth kërkesës për pranim , Haradinaj ka potencuar se “anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të ishte është kontribut direkt në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit”.

“Republika e Kosovës është e gatshme që të marrë përgjegjësitë e plota si anëtare e Interpolit”, thuhet në komunikatën e kryeministrit Haradinaj.

Megjithatë, Haradinaj ka kumtuar se “besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë”.

Andaj, Haradinaj ka falënderuar të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces, duke shpresuar se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL mund të ndodhë në takimet e radhës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme