Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar rinumërim të plotë të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Haradinaj pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partive pas zhvillimeve të fundit, ka thënë se kriminelët e votës duhet të përfundojnë në burg.
“Ishte një takim me nënkryetarët e AAK, sekretarët, deputetët dhe kryetarët e komunave. Biseduam për procesin zgjedhor dhe ndërtimin e institucioneve”.
“I falënderojmë qytetarët që mundësuan që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike”.
“Edhe ne jemi të shqetësuar me keqpërdorimet që kanë ndodh në disa raste nga disa komisionar ose vëzhgues të pandërgjegjshëm dhe kërkojmë nga organet e rendit që kriminelët e votës të përfundojnë në burg të të gjitha partive”.
“Kërkojmë rinumërim të plotë të votave në prezencë të hetuesisë dhe policisë që të gjendet e vërteta. Ndërtimi i institucioneve duhet të ndodh sa më shpejt, ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor përqindjen tonë ose të LVV-së, LDK-së apo PDK-së apo partive tjera, dhe nuk shoh pse dikush duhet të dalë kundër rinumërimit përpos nëse fshehin keqpërdorime tjera për të cilat nuk di opinioni”, tha Haradinaj.
I pyetur se a ka hequr dorë nga posti i presidentit, Haradinaj u shpreh se “Aleanca ka dalë në zgjedhje ka pas një ofertë, opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit”.
Për shkak të akuzave se ka keqpërdorur me vota, Meliza Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga partia dhe nga pozita e kryediplomates./EO/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...