Haradinaj kërkon nga organet e drejtësisë zbardhjen e vrasjes së Qerim Kelmendit

11:17 | 27 Shkurt 2020
A. B.

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me vrasjen e e ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi.

Haradinaj përmes një  postimi në llogarinë e tij personale në ‘Facebook’, iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerit dhe ka kërkuar që ky rast të zbardhet sa më shpejt nga organet e drejtësisë, shkruan portali arbresh.info

Postimi i tij i plotë:

Sot me pikëllim morëm lajmin për vrasjen e bashkëluftëtarit të orëve të hershme të UÇK-së Qerim Kelmendi. Familjes dhe bashkëluftëtarëve u shprehi ngushllimet e sinqerta. Iu bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin.

RH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme