Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në fillim të seancës së Kuvendit, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta heqë orën policore pas ardhjes së mërgimtarëve për festat e fundvitit.
Sipas Haradinajt ora policore është e pakuptimtë dhe nuk po aplikohet në asnjë vend tjetër.
“Pse ndalesa nga mesnata në mëngjes. Nëse e marrim kohën që mërgimtarët rrinë në Kosovë, psh 2 javë, e nëse ia heqim orën policore, i bie që po rrinë një javë e gjysmë. Mërgimtarëve po ua vështirëson edhe kohën që po qëndrojnë. E lus ministrin e Shëndetësisë që ka ardhur nga Amerika t’i tregojë kryeministrit t’vet se ora policore nuk aplikohet në asnjë vend, që ka kufizime për shkak të pandemisë”, tha Haradinaj./arbresh.info/
Haradinaj sot shpalos programin e partisë para diasporës në ...
Nesër vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur duel...
Ushtria izraelite lëshon urdhra të reja evakuimi për Bejruti...
Moti sot në Shqipëri
AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat